Ministria e Drejtësisë dorëzoi në Qeveri iniciativën për shkarkimin e Prokurorit Publik

14.02.2025 15:58

Ministria e Drejtësisë dorëzoi në Qeveri...

Ministria e Drejtësisë dorëzoi në Qeveri, iniciativën për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevskit.

Ky pajtim është në pajtim me vendimin e fundit të Qeverisë të mbajtur më 11 shkurt, e cila e angazhoi Ministrine e Drejtësisë, për nisjen e procedurës së shkarkimit të Kocevskit.

Në një komunikatë për media, nga dikasteri i Drejtësisë e arsyetojnë vendimin për nisjen e procedurës për shkarkimin e prokurorit.

“Periudhën e kaluar ishim dëshmitar të një sërë skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, prishje të marëdhënieve ndërnjerëzore, veprime të paligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në përndjekjen penale dhe shkelje e principeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësinë e kryerjes së funksionit të prokurorëve të Prokurorisë së Lartë Publike”, - thuhet në njoftimin e Drejtësisë.