Konferenca e Sigurisë në Munih, Europa e fuqishme kundrejt të ardhmes më të sigurtë
Fuqizimi i Europës në partneritet me SHBA-të...

Një Europë e fuqishme në partneritet me SHBA-të, do të bëj ballë kërcënimet, rrit shkallën e sigurisë kundrejt rendit të ri botërorë, u tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku në rend të parë synohet gjetja e zgjidhjes së konfliktit ruso ukrainas. Presidenti i Gjermanisë Frank Uallter Shteinmeier tha se SHBA-të kanë nevojë për aleatë në këtë drejtim.
“Fola me nënkryetarin Vanse dhe i thash se pavarësisht se cili do të ishte vendimi juaj, diskutoni me ne. Ne e ndajmë këtë objektiv, ta kordinojmë rrugën drejt këtij qëllimi. Vazhdoj të besoj se edhe shtete më të fuqishme, përfshi edhe SHBA-të do të kenë nevojë për aleatë në këtë shekull.” – deklaroi Presidenti i Gjermanisë, Frank Uallter Shteinmeier.
Kryetrja e Komisionit Europian, Ursula Von der Lejen, tha se është koha për të folur për planet e së ardhmes. Ajo theksoi aktivitetet që po ndërmeren në reformimin e Europës dhe ftoi vendet anëtare të punojnë në rritje buxheti për projekte të përbashkëta kundrejt kërcënimeve.
“Aksionet janë të rëndsishme në këtë realitet të ri. Ne e dijmë se një Europë sa më e fuqishme, është më mirë për ne. Një Europë e fuqishme punon me SHBA-të, të detektojmë kërcënimet që kemi si partnerë.”- tha Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Lejen.
Nënkryetari i SHBA-ve J.D Vanse tha adminisrtrata amerikane është e brengosur për kërcënimet ndaj Europës, të cilat më alarmuese janë ato të brendshme në krahasim me Rusinë dhe Kinën. Vanse propozoi të dëgjohet zëri i popullit europian.
“Kriza me të cilën përballet kontinenti europian për momentin dhe krizën me të cilën përballemi së bashku është një të cilën ne vetë e krijojmë. Nëse keni frikë nga votuesit tuaj, amerika smund të bëj asgjë për ju ose anasjelltas për të bëni për ne amerikanët. Ju keni neviojë për mandate demokratike të përmbushni të gjitha vlerat duke qenë më përgjegjës ndaj zërave të qytetarëve tuaj.” – tha Nënkryetari i SHBA-ve, J.D. Vanse.
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski është shprehur se bisedimet me presidentin amerikan Tramp nuk mjaftojnë për formimin e një plani paqeje.
“Asnjëherë territoret e okupuara nuk do ti pranojmë si territore ruse. Duam të jemi në NATO. Ne besojmë në garancat e sigurisë së NATO-s. Mendoj se ky është opsioni më i mirë për gjithkënd.” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në mungesë të ftesës kanë munguar përfaqësuesit rus në konferencë. Tanimë tre vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Bashkimi Europian ka investuar në këtë zonë lufte 134 miliardë euro, nga të cilat 52 miliardë mbështetje në ushtri. (Meral Ismaili, TVM2)
