“Shën Valentini”, ditë dashurie apo festë komerciale?
“Shën Valentini” mbërrin edhe këtë vit...

“Shën Valentini” mbërrin edhe këtë vit me të njëjtën ndjesi të përzier mes shumë emocioneve. Kjo festë për disa është një moment i veçantë, e për disa të tjerë, thjesht një datë në kalendar.
Festa më romantike e vitit, rikthehet me bujë, duke sjellë atmosferën e zakonshme e magjike të zemrave.
Nga lulet dhe cokollatat deri tek darkat romantike, qytetarët e presin këtë ditë në mënyra të ndryshme. Por sa vërtetë e festojnë dhe çfarë domethënie ka për ta kjo ditë? A është kjo një festë e ndjenjave apo nje trend komercial?
“Sot është dita 14 shkurt, dita e të dashuruarve. Tashmë jemi martuar disa vite, ndonjëherë në mënyrë simbolike blej ndonjë dhuratë.”
“Ato të cilat nuk janë në kundërtshtim me fenë islame i bëj, kurse të tjërat jo. Unë vet i dua lulet dhe lule gjithmonë i blej.
“Nuk e festoj, nuk është traditë e jona. Ne tjetër traditë kemi, ajo është e imponuar prej jashtë. Ka tjera raste, jo ‘Shën Valentin’.”
“Kohë pas kohe blej lule, kur dua ti bëjë surprizë trë dashurës sime. Sot i kam blerë me shkas të festës”.
“Së paku një herë në muaj blej lule. E dashura ime i do ashtu që blej më shpesh, orhidea, trendafila e kështu me rradhë. Nuk është diçka luksoze, me 500 deri më 2000 denarë mund të gjesh gjëra të bukura”.
“Lule blej më shumë në festa kuptohet. Simbolika e kësaj është se i kushtojë vëmendje dhe rëndësi të dashurës sime” – thanw disa nga qytetarwt e intervistuar nga TVM2.
Pavarësisht mendimeve të ndryshme, një gjë mbetet e qartë, dashuria nuk kufizohet në një ditë të vetme. Vlera e saj qëndron te mesazhi i saj, se kujdesi dhe përkushtimi janë thelbi i një marrëdhënieje të shëndetshme, pavarësisht datës, thonë psikologët. Psikologia Edlira Destani, vlerëson se dashuria nuk është vetëm një ndjenjë individuale, por edhe diçka që zhvillohet dhe mbështetet nga shoqëria.
“Është psiko-sociale, që domethënë vjen edhe nga psiqika e vet njeriut, por edhe ndërtohet në vet shoqërinë. Pra, duke i ndërtuar të dyja apo duke i marrë që të dyja këto elemente është pikërisht ajo ideja që me të vërtetë dashuria është një ndjenjë e tillë, e cila vjen nga brenda, por që edhe e do ambientin e vet që të lulëzojë” – deklaroi psikologja, Edlira Destani.
E festoni apo jo Shën Valentinin ka pak rëndësi. Ndoshta mesazhi më i fuqishëm i kësaj dite është të kujtojmë rëndësinë e lidhjeve njerëzore dhe të dashurisë së sinqertë. Ndryshe Shën Valentini është një festë që rrënjët i ka në lashtësinë romake dhe në historinë e krishterimit. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
