Maqedoni

Propozimi për shkarkimin e Kocevskit, Petrushevski: Kocevski është shërbëtor i LSDM-së

15.02.2025 14:33

Përkundër thirrjeve dhe deklaratave të vazhdueshme gjatë gjithë javës për dorëheqjen...

Përkundër thirrjeve dhe deklaratave të vazhdueshme gjatë gjithë javës për dorëheqjen dhe shkarkimin e prokurorit shtetëror,Lubçp Kocevski ato nuk kanë munguar as gjatë fundjavës. VMRO-DPMNE vijon të kërkojë me ngulm shkarkimin e tij. Deputeti, Brane Petrushevski, e akuzon atë si shërbëtor të LSDM-së, ndaj sipas tij, ai duhet të zëvendësohet.
 
“VMRO-DPMNE ka pasur mirëkuptim për Ljupço Kocevskin me muaj të tërë, duke u nisur nga premisa se mund të ketë qenë nën presion nga LSD-ja dhe nga fjalët e tij se do të fillojë një luftë të pamëshirshme kundër krimit. Tani, disa muaj më vonë, është fare e qartë se Kocevski ka qenë gjithmonë shërbëtor i LSD-së”. Ljupço Kocevski ka muaj që nuk ka bërë asgjë. Në prokurori nuk ka asnjë nismë apo dëshirë për të përmirësuar gjërat”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski. 
 
Ndërkohë, Ministria e drejtësisë ka përgatitur dokumentacionin për propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Lupço Kocevski. Nga atje vlerësojnë se Kocevski është përgjegjës për gjendjet e përgjithshme në këtë resor.
 
Nga Ministria kumtuan se në periudhën paraprake opinioni ka qenë dëshmitarë e një serie skandalesh, veprimeve joligjore, korrupsionit, ndjekjes joefikase. Këtë shkresë Ministria e ka dërguar deri te Qeveria, prej ku duhet të dërgojnë deri te Këshilli i Prokurorëve publik. Nga Këshilli do të pritet mendim pozitiv apo negativ për shkarkimin e Kocevskit.
 
Nga ministria e  drejtësisë, thonë se edhe nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, kjo nuk do të thotë se procedura ka përfunduar.
 
Kocevski në Kuvend mund të shkarkohet me 61 vota. Edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, paraprakisht e ka thirrur që ai vetë të parashtrojë dorëheqje, për të shkurtuar procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror. Nga Prokuroria pritet që paraprakisht të përgjigjen në afatin e paraparë ligjor prej 15 ditëve. Nga atje ende nuk ka përgjigje se si do të veprojë Kocovski.
 
ARMEND MURSELI