Show Biz
Ndërron jetë këngëtari i “You Sexy Thing”
06.05.2015 20:14
Këngëtari i grupit “Hot Chocolate”, i njohur sidomos për dy këngët hit, “You Sexy Thing” dhe “It Started With A Kiss”, ka ndërruar jetë...

Errol Brown, vdiq në shtëpinë e tij në Bahamas në moshën 71-vjeçare.
Lajmi konfirmohet prej manaxherit të tij, Phil Dale. Ai tha se Brown vuante prej kohësh nga kanceri në mëlçi.
Famën më të madhe e mori me grupin “Hot Chocolate”, por në vitet ’80, provoi karrierën solo, duke korrur sukses, sidomos në vitin 1987 me “Body Rockin”.
