Maqedoni
Dita e dytë e konferencës së sigurisë në Mynih, Mickoski në takim me Husgen dhe Pletkoviq
15.02.2025 15:49
Sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon...

Sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe stabilitetit ishin tema diskutimi në Konferencën e sigurisë në Mynih, në të cilën morri pjesë edhe kryeministri, Hristijan Mickoski, si dhëheqës i delegacionit qeveritar.
Ndërkohë qështë takuar me kryesuesin e Konferencës, Christoph Heusgen. Mickoski theksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik me aleatët e NATO-s dhe nevojën për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Mbetemi të përkushtuar në përshpejtimin e negociatave, Stabiliteti në Ballkanin vendimtar për sigurinë evropiane
Ai theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është vendimtar për sigurinë evropiane dhe do të vazhdojë të punojë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe në këtë fushë. Të dyja palët ranë dakord se bashkëpunimi është kyç për adresimin e sfidave globale dhe se e ardhmja e rajonit qëndron në zhvillimin e qëndrueshëm, prosperitetin ekonomik dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.
Kryeministri Mickoski, gjithashtu ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik.
Dy kryeministrat diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Mickoski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane dhe theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në proceset reformuese me qëllim të përshpejtimit të negociatave për anëtarësim.
Kryeministri Plenkoviç rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit janë me interes të përbashkët.
ARMEND MURSELI
