Botë
Zelenski, Ukraina nuk do të pranojë marrëveshjet pas shpine
15.02.2025 17:24
Në Konferencën e sigurisë në Mynih, temë kryesore ishte Ukraina...

Presidenti Zelenski tha se Ukraina nuk do të pranojë marrëveshjet e bëra pas shpine dhe se i njejti rregull duhet të vlejë për të gjithë Europën. Ai propozoi të formohen forca të armatosura evropiane.
“Ukraina nuk do të pranojë marrëveshjet e bëra pas shpine dhe pa pjesëmarrjen tonë”. "I njëjti rregull vlen për të gjithë Evropën. Nuk ka vendime për Ukrainën pa Ukrainën, nuk ka vendime për Evropën pa Evropën”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Scholz, nuk pranojmë që Ukrainës t’i imponohet ndarje
Kancelari gjerman, Olaf Scholz theksoi rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit evropian dhe amerikan të sigurisë. Tha se nuk do të lejojnë që Ukrainës t'i imponohet paqe, as ndarje të sigurisë evropiane dhe amerikane.
“Nëse Rusia e fiton luftën, ndërsa Ukraina humb kjo nuk do të na dërgon në paqë. Do të vazhdojnë kërcënimet dhe stabilitetin e Evropës dhe më gjerë. Nuk do ta pranojmë asnjë zgjidhje e cila do të çon drejt kapitullimit të sigurisë evropiane. I vetmi i cili do të ketë dobi nga kjo është vetëm presidenti Putin”, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholc.
Scholz shtoi se se paqja në Ukrainë mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse garantohet sovraniteti ukrainas.
VLORA LATIFI TOPOJANI
