Botë

Sulm me thikë në Austri: Vdes një 14-vjeçar, arrestohet autori sirian

15.02.2025 20:01

Një 14-vjeçar u vra nga një sulm me thikë...

Një 14-vjeçar u vra nga një sulm me thikë në qytetin e Villach në Austri.

Sipas informacioneve, një 23-vjeçar sirian filloi të godiste me thikë kalimtarët në qendër të qytetit që ndodhet në provincën e Carinthia.

Të paktën katër persona u plagosën.

Policia tha se autori ka leje qëndrimi në vend. Ai u arrestua menjëherë pas krimit.