Maqedoni
Protestat e sotme në Shkup, pa incidente dhe perplasje
06.05.2015 21:13
Nata e dytë e protestave në Shkup kaloi e qetë, pa incidente dhe pa përplasje me policinë...

Protestuesit shprehën revolten e tyre për, siç thonë ata “ brutalitetin policor”.
Protesta filloi para Qeverisë dhe përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë. Ata përseriten qendrimin e tyre. Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska te japë dorëheqje të menjëhershme, të kthehet lira në duart e qytetarëve dhe të dënohen ligjerisht të gjithë personat përgjegjës për fshehjen e së vërtetes rreth vrasjes së Martin Neshkovskit.
“Dua ti drejtohem personave që janë në polici prej ditës së djeshme përshkak të protestave të organizuara, ju nuk jeni vetëm, ne jemi këtu dhe këtu do të qëndrojmë derisa ju nuk liroheni”
“Ka ardhur koha që të themi JO. Erdhi koha të kërkojmë lirinë e qytetarëve dhe ti themi STOP brutalitetit policor”
“Këto protesta duhet të jenë të bashkuese. Unë sot jamë për Martin Neshkovskin, jam edhe për Trajan Bekirovin, edhe për Tamarën , edhe për honoraristët edhe për komunitetin LGBT, sepse ne jemi ata të cilët pësojmë”, thanë protestuesit.
Protestuesit u shprehën të vendosur të protestojnë deri në dorëheqjen e plotë të kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili sipas audioincizimet e opozitës, është i përfshirë në vrasjen e Neshkovskit.
REXHEP QAMILI
