Maqedoni
Shtypi ditor në biblotekën e Tetovës: Rrezikon të zhduket, vendi ku ruhet s’ka kushte
16.02.2025 15:03
Shtypi ditor i arkivuar në Biblotekën e Tetovës nga vitet 1945-e deri në vitet 90-ta...

Shtypi ditor i arkivuar në Biblotekën e Tetovës nga vitet 1945-e deri në vitet 90-ta po rrezikon të zhduket pasi vendi ku ruhet nuk i plotëson as kushtet elementare.
“E gjitha historia e popullit shqiptar por edhe të popujve tjer në ish sistemin jugosllave po thuajse është këtu prapa meje të regjistruara në shtypin ditorë të kohës, ku për momentin janë në zhdukje shkaku i kushteve ku qëndrojn.Këtu afër meje kamë gazetën “Rilindja” që ka pasqyruar ngjarjet e kohës”.
Drejtori i Biblotekës së Tetovës Mahi Murtezani,tha se zgjedhja e këtij problemi nuk është në dorën e tij por kërkoi nga Ministria e Kulturës të vepron shpejt.
“Prej këtu bëjë apel organeve kompetente që janë si Ministrisë së Kulturës dhe të gjithëve faktorve tjerë relevan të kohës politikën që të bëjnë të pamundërtën që të vijon punimet e ndërtimit të rinjë që ne këtë matrial që është shumë i vlershëm jo vetëm për në në Maqedonin e veriut por për të gjithë rajonin e Ballkanin, pasi i gjithë shtypi ditorë i kohës nga 1945-ta në të gjith gjuhët i kemi mbledhur i kemi sistemuar në formë të librave që në të ardhmen do të shërben për studiusit” u shpreh drejtori i Biblotekës së Tetovës, Mahi Murtezani.
Në gjendje të mir nuk janë as librat që janë në magazina si romane, poezi, prozë dhe lektyrat, janë po në të njejtën gjendje, të grumbullura në cepe të Pallatit të Kulturës.
“Është e vështir pasi hapsirat i kemi shumë të vogla dhe të kufzuara. Disa libra i kemi vendosur lart në magazin.Na atë formë nuk mund të funksionojn, pasi libri amortizohet edhe duke qëndruar,duke pasur parasysh edhe kushtet ku janë ato libra, duhet intervenim shpejet po mvaret nga institucionet” u shpreh Ajnure Dehari, punonjëse në Biblotekën e Tetovës.
Bibloteka e Tetovës për momentin funksionin në një hapësir shumë të vogël 145 m2, pasi me vendim të ish Qeverisë dhe Ministisë së Kulturës hapsirat e Biblotekës së Tetovës u janë dhuruar Europe House Tetovo.Ndërsa Biblotekën e Tetovës e vendosën në hapsirat që i shfrytëzonte Fakultetit i Muzikës në Tetovë, por pa kushte elementare.
VISAR SADIKI
