Maqedoni
Taravari për shlyerjen e borxheve, nevojitet strategji nga e para
16.02.2025 15:44
Ministri i Shëndetësisë në intervistën për Radion Evropa e Lirë u përgjigjet edhe pyetjeve...

Ministri i Shëndetësisë në intervistën për Radion Evropa e Lirë u përgjigjet edhe pyetjeve për borxhet e grumbulluara të spitaleve dhe racionalizimin e tyre. Sa i përket borxheve, ai mendon se duhet gjetur një zgjidhje dhe një nga zgjidhjet e mundshme, thotë ai, “ndoshta kur të bëjmë Strategjinë duhet të mendojmë të fillojmë nga e para”.
“Eventualisht të gjindet zgjidhje se si të shlyhen ato borxhe ,sepse pagesa e borxheve me këto buxhete që I japim të njejta ose buxhete më të madha është thuajse e pamundur .Borxhet sillen prap nga një institucion në një institucion tjetër nuk ka zgjidhje tjetër përvec drejtorëve që kanë menaxhuar mirë në mënyrë të sinqertë dhe nuk janë ato spitale me shumë borxhe .Në spitalet që drejtorët kanë punuar më shumë sesa që kanë pranuar nga Fondi realisht u janë grumbulluar borxhet dhe duhet të gjindet zgjidhje dhe unë mendoj se një nga zgjidhjet e mundshme është kur të bëjmë strategji dhe të mendojmë të fillojmë nga e para . Duhet të korrigjohen çmimet e shërbimeve që i japin spitalet dhe e paguan Fondi”, u shpreh ministri i shëndetësisë Arben Taravari.
Në lidhje me punësimin e shpallur të 600 specializantëve privatë, ai thotë se spitalet së shpejti mund të shpallin vetë konkurset dhe t'i punësojnë. Ai njoftoi se 300 do të punësohen deri në fund të marsit, 300 të tjerë deri në fund të dhjetorit 2025.
VLORA LATIFI TOPOJANI
