Botë

Ukraina në fokus në konferencën e sigurisë në Mynih

16.02.2025 16:27

Në konferenca e Mynihut u zhvilluan diskutime me tone të ashpra ndaj Rusisë...

Në konferenca e Mynihut u zhvilluan diskutime me tone të ashpra ndaj Rusisë. Presidenti finlandez ka bërë thirrje për riarmatimin e Ukrainës dhe që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion maksimal mbi Moskën përmes sanksioneve dhe ngrirjes së aseteve në pritje të negociatave të mundshme të kërkuara nga administrata Trump për t'i dhënë fund luftës.
 
“Ky është momenti kur ne duhet të riarmatosim Ukrainën dhe të bëjmë presion maksimal ndaj Rusisë, që do të thotë sanksione, asete të ngrira, në mënyrë që Ukraina t'i nisë këto negociata nga një pozicion i fuqisë”, u shpreh presidenti i Finlandës, Alexander Stubb. 
 
Rusia do të duhet të bëjë lëshime territoriale gjatë bisedimeve të paqes me Ukrainën, ka thënë gjenerali Keith Kellogg, i dërguari special i Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë.
 
Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Kellogg tha se Evropa mund të mos jetë fizikisht në tavolinë gjatë bisedimeve, por interesat e tyre do të merren parasysh. Fati i luftës trevjeçare në Evropë do të vendoset në Arabinë Saudite, pohojnë mediat amerikane.
 
“Mund të tingëllojë e pakëndshme, por po jua them sinqerisht. Unë do t'u thosha miqve të mi evropianë: përfshihuni në debat pa u ankuar nëse do të jeni në tryezën e bisedimeve apo jo, ofroni propozime dhe ide konkrete dhe rrisni shpenzimet e mbrojtjes", theksoi i dërguari special i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg.
 
Ukraina nuk do të pranojë kurrë marrëveshje pa Ukrainën, i njëjti rregull duhet të zbatohet për të gjithë Evropën, theksoi presidenti ukrainas. Zelensky tha se projekt-marrëveshja për mineralet me Shtetet e Bashkuara nuk përmban dispozitat e sigurisë që i duhen Kievit.
 
“Nuk i kam lejuar ministrat të nënshkruajnë marrëveshjen sepse nuk është gati”. Për mendimin tim, ai nuk po na mbron. Ai nuk është gati të na mbrojë ne, interesat tona. “Për mua është shumë e rëndësishme të flasim për investime në Ukrainë, këto janë investime dhe ato duhet të shkruhen ligjërisht në mënyrë korrekte”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 
 
Betejat vazhdojnë në front. Rusia pretendon se po përparon. Një dron i forcave të armatosura ukrainase u rrëzua mbrëmë mbi rajonin e Kurskut.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI