Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" sot në Gjevgjeli

07.05.2015 09:54

Përfaqësues të Ministrisë të Financave, bankave dhe kompanive lokale të ndërtimit në kudër të karvanit "Bli shtëpi, bli banesë" sot në Gjevgjeli do të mbajnë prezantim të projektit....

Në këtë eveniment, që do të mbahet në Teatrin e Gjevgjelisë (salla e vogël) në orën 17, përfaqësuesit do të prezantojnë se si të planifikohet për subvencione, që mund të aplikohen, si dhe ofertë lokale  të banesave dhe vendeve për ndërtimin e shtëpive.

Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" vazhdon javën e ardhshme në qytetet: Shtip, Strumicë, Tetovë, Veles dhe në Kumanovë.