Maqedoni
Marsh protestues në Shkup, kërkohet drejtësi për Frosinën dhe ashpërsim të ligjeve
16.02.2025 18:10
U mblodhën përsëri për të kërkuar drejtësi për të ndjerën Frosina Kulakova...

U mblodhën përsëri për të kërkuar drejtësi për të ndjerën Frosina Kulakova. “Ne jemi zëri i Frosinës, para të pista – pasoja fatale”, shkruhet në pankartën e madhe të zezë me të cilën qindra qytetarë kërkojnë dënime rigoroze për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor që shkaktuan fatalitet.
Familja e së ndjerës u bën thirrje autoriteteve dhe Qeverisë që të ndërmarrin masa urgjente për ashpërsimin e ligjeve, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla tragjike, shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe shmangien e viktimave tjerë në të ardhmen."
“Ne si prindër jemi të tronditur çfarë mund të kërkojmë tjetër përveç se të kërkojmë drejtësi për Frosinën, të kërkoj statistikën e zezë ku çdo të ditën dytë në komunikacion ka viktima, për këtë qëllim të luftojmë, prandaj do të shkojmë para Kuvendit për të kërkuar që ti ashpërsojnë ligjet, të kërkojmë kontrollë, vetëm ashtu mosndëshkimi do të ndalet. Nëse në këtë mënyrë shpëtojmë një jetë njeriu, dhimbja jonë për Frosinën do të zvoglohet”, u shpreh babai i Frosina Kulakova.
“Sot kemi ardhur që të kërkojmë drejtësi për Frosinën, gjithashtu kërkojmë drejtësi edhe për familjet tjera që kanë pësuar njejtë, kërkojmë të ndërpritet mosndëshkimi”, theksoi qytetari.
“Për Frosinën patjetër të ketë drejtësi dhe kërkojmë që gjykatat të sjellin vendimin për Vasil Jovanovin, pasi kjo me të vërtetë është e tepruar”, u shpreh qytetari.
Kohët e fundit, protesta të ngjashme janë mbajtur disa herë, pas ngjarjes tragjike ku studentja 22-vjeçare e modës humbi jetën pasi u përplas nga i riu 20-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Shutkë.
AMEND MURSELI
