Konferencë rajonale për turizëm

07.05.2015 09:51

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri sot do ta hapë Konferencën rajonale dyditore mbi turizmin, e cila nën organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Organizatës për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), që për herë të parë mbahet në Shkup...

Siç theksohet në kumtesën e ME-së, konferenca ka për qëllim të sjellë së bashku politikanët dhe aktorët kryesorë në fushën e turizmit në rajonin e Ballkanit, për të nxitur dialogun në nivel rajonal dhe për të inkurajuar mbështetjen për bashkëpunimin rajonal, zhvillimin e industrisë dhe për të promovuar Ballkanin si një destinacion turistik.

Në Konferencë do të drejtohet edhe përfaqësuesi i Organizatës për zhvillimin industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) Adnan Sariç dhe zëvendësministrja e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë Brunilda Paskali.