Komunikacioni në RMV, borë në disa akse rrugore

17.02.2025 09:46

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, njofton LAMM. Në aksin rrugor Kriva Pallankë - Stracin dhe Tetovë – Kodra e Diellit ka reshje të dobëta bore, të cilat për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullim.

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore të Strazhës dhe në Mavrovë. LAMM-i rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.