Rajon

17 vjet pavarësi, Osmani dhe Kurti ngritën soleminsh flamurin e Kosovës

17.02.2025 11:16

17 vite më parë, Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran...

17 vite më parë, Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.
 
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ngritën solemnisht flamurin e Kosovës duke rikujtuar sakrificën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi që do të mbeten gjithmonë në kujtesën kombëtare. Kosova do të hapërojë para si republikë e lirë e pavarur dhe sovrane u tha me këtë rast. 
 
“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
“Ekonomia e Kosovës është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve, por në të njëjtën kohë edhe jemi shembull për siguri, jo vetëm në rajonin e Ballkanit, kur kemi parasysh të drejtat e qytetarëve, mirëqenien e tyre, entuziazmin popullor dhe sukseset e republikës sonë, që janë suksese të popullit, të institucioneve por edhe të partnerëve.”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.