Rajon
VLEN-i uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17.02.2025 11:35
Koalicioni VLEN uron Pavarësinë e Kosovës....

Koalicioni VLEN uron Pavarësinë e Kosovës. Maqedonia e Veriut ashtu si çdo herë vazhdon ta përkrahë dhe të qëndrojë afër Kosovës në çdo proces të saj, thonë nga VLEN-i.
“Ne, si përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë krah Kosovës, duke ndihmuar në çdo proces që forcon shtetin e saj dhe e afron me integrimet euroatlantike. Marrëdhëniet tona të ngushta politike, ekonomike dhe kulturore janë themeli i një bashkëpunimi të fortë e afatgjatë. Në këtë drejtim po punojmë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve. Së shpejti do të hapen dy pika të reja kufitare me modelin “One Stop Shop”, i cili do të zvogëlojë pritjet e gjata dhe do të përmirësojë qarkullimin mes dy vendeve tona. Lidhjet tona historike dhe familjare na bëjnë më të afërt se kurrë, ndërsa partneriteti ynë do të vazhdojë të thellohet për të përballuar sfidat rajonale dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për shqiptarët kudo që janë.”, thuhet në urimin e koalicionit VLEN.
