LPFM, Shkëndija mer kryesimin e renditjes

17.02.2025 13:31

Në hapjen e sezonit pranveror të elitës së futbollit vendor kishim tri ndeshje interesante...

Në hapjen e sezonit pranveror të elitës së futbollit vendor kishim tri ndeshje interesante. Vardari dhe Shkëndija e luajtën derbin e madh të futbollit vendor, ndërsa pas 90 minutave lojë skuadra tetovare iu gëzua fitores 2:1. Kështu me këto tre pikë Shkëdija, doli në krye të renditjes, duke shfrytëzuar dështimin e rivalëve në luftë për titullin e kampioit. Si Shkëndija ashtu edhe golashënuesi Besart Ibraimi nuk e japin kreun e renditjeve. Ibraimi ka 9 gola të shënuara në këtë sezonë.  Vardari për plotë 20 ndeshje nuk ia del të fitojë skuadrën tetovare dhe fitoren e fundit ndaj tyre e ka në vitin 2017. 

Në derbin e kryeqendrës skuadra e Shkupit,  me sukses ka hapur sezonin pranveror, pasi me rezultatin 2:0 e mundi Rabotnickin. Pikërisht goli I shënuar nga Avornio , ishte goli i parë i shënuar në praverën e LPM-së.  Shkupi me 25 pikë doli në pozitën e gjashtë, ndërsa Rabotnicki piku në pozitën e katërt.
 
Në derbin e tretë të javës së 19-të, skuadra e Gostivarit, I ka dhënë një goditje kampionëve aktual Struga Trim Lum. Gostivarasit tri pikët I siguruan në minutën e 96 të ndeshjes me golin e shënuar na Potuk. Këta mbajnë hapin me Shkëndijën, pasi mbajnë pozitën e 3 me 3 pikë më pak se tetovarët. (Gazetar: Safet Ademi)