Panair ndërkombëtar "Shkupi travel market 2015"

07.05.2015 10:01

Agjenci turistike, hotele dhe tur-operatorë nga Maqedonia dhe bota do të prezantohen në Panairin e 5-të ndërkombëtar për turizëm "Shkupi Travel market 2015", që do të mbahet prej sot deri më 10 maj në Shkup....

Me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm, potencialin turistik të Maqedonisë në Panair do ta prezantojë Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) e cila do të prezantohet në hapësirën prej 65 metra katrorë.

Përveç aktiviteteve për promovimin e Maqedonisë jashtë vendit, Agjencia zbaton projekte për mbështetjen e turizmit.

Në drejtim të mbajtjes së kontinuitetit në relacionin me ekonominë, APMT-ja vendosi ditë të hapura për turizëm. Në fazë përfundimtare janë projektet për shënimin dhe hartim të rrugëve malore dhe për çiklizëm.