NBA All-Star, triumfoi skuadra e Shaquill O'Neal

17.02.2025 13:34

Skuadra e Shaquill O'Neal, mbrëmjen e kaluar më ndihmën e Stephen Curry dhe Jayson Tatum..

Skuadra e Shaquill O'Neal, mbrëmjen e kaluar më ndihmën e Stephen Curry dhe  Jayson Tatum, ka triumfuar në ndeshjen e yjeve të NBA-së, që u luajt në San Francisco. Curry dhe Tatum, shkëlqyen në këtë final e cila u luajt ë një format të ri të All-Star, që së bashku shënuan 27 pikë. 
 
Ndeshja përfundoi me rezultatin 41:25, ndaj ekipit të Charles Barkley, në përbërje të së cilës ishin - Nikola Jokic, Shai Gilgeous-Alexander e Donovan Mitchell. Stephen Cury, në moshën 36-vjeçare shpallet MVP i mbrëmjes. Me ndryshimin e formulës së ndeshjeve All-Star, konkurrenca është rritur pak, pasi vitet e fundit pjesëmarrësit nuk e vlerësonin aq sa duhej këtë event.
 
Mbrëmja nisi me tërheqjen e LeBron James, i dëmtuar, që mungoi në një ndeshje të tillë për herë të parë pas 20 vitesh. Përballja mes Lindjes dhe Perëndimit, është zëvendësuar me një turne të vogël prej 4 skuadrave. Si finalja ashtu edhe ½ finalet luheshin në 40 pikë të shënuara. (Gazetar: Safet Ademi)