Ekonomi
Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
17.02.2025 14:04
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,33% në krahasim me vendimin e datës 10.02.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) rritet për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU ulet për 0,802 denarë për kilogram.
Nga 18.02.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivative të naftës do të jenë:
- Benzinë motori ЕUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori ЕUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
- Naftë motori ЕURODIZEL BS (D-Е V) 74,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) 73,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 47,209 (denarë/kilogram)
