Forum për gjendjet e tregut të letrave me vlerë
07.05.2015 10:04
Bursa e Maqedonisë, Komisioni për letrat me vlerë dhe Depozituesi qendror për letrat me vlerë sot organizojnë forum debatues "25 vjet nga ekonomia e tregut dhe gjendjet e tregut të letrave me vlerë" si ngjarje qendrore e Konferencës së sivjetme të tregut të Maqedonisë së letrave me vlerë...

Në forum, ekspertët nga sektori financiar dhe i biznesit, dhe përfaqësues nga bashkësia akademike, do të japin pikëpamjet e tyre për gjendjet në ekonominë e Maqedonisë dhe tregun e letrave me vlerë dhe do të debatojnë për perspektivat në periudhën e ardhshme.
