Ekonomi

LSDM: Të ulet TVSh-ja për ushqimet dhe TVSh-ja për energjinë

17.02.2025 15:19

Oda Ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë, ka dorëzuar propozime deri te Qeveria...

Oda Ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë, ka dorëzuar propozime deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut për masa efektive për uljen e çmimeve të 100 deri në 200 produkte. Qeveria pritet që të dalë më një vendim gjatë javës së ardhshme. Nga LSDM-ja opozitare thonë se indeksi i çmimeve të konsumit brenda një viti është rritur për 4.9 për qind, prandaj do të dorëzojnë propozim-ligj për uljen e TVSh-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqje të TVSh-së për produktet ushqimore bazë.
 
“Sot si opozitë e përgjegjshme propozojmë ndryshime ligjore që do të çojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni kanë dorëzuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për TVSh-në, me të cilin kërkojmë uljen e taksës së energjisë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqjen e TVSh-së për produktet ushqimore bazë, përkatësisht uljen e saj nga 5% në 0.”, - deklaroi deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.
 
“E Majta” propozon rimbursim për ushqim për punëtorët
 
Ndërkohë “E Majta” propozon që punëtorëve t'u kthehet e drejta për rimbursimin e harxhimeve rrugore, e cila sipas tyre është lënë në vullnetin e punëdhënësve.
 
“Ndërsa deputetët mbushin xhepat me paratë publike, mijëra punëtorë mbulojnë vetë shpenzimet për të shkuar në punë dhe për të siguruar bukë për familjet e tyre. Praktikisht, nëse do të ketë para për deputetët, do të ketë edhe një për punëtorët. Aktualisht ligji për marrëdhënie pune nuk e parashikon këtë dhe që nga viti 2005, ku shuma e tyre përcaktohet nga kontrata e përgjithshme kolektive. Në bazë të të dhënave, shumë punëtorë tanë, një pjesë të madhe të mjeteve i shpenzojnë në shpenzimet rrugore deri në punë dhe anasjelltas.”, - theksoi deputeti i Partisë “E Majta”, Amar Mecinoviç.
 
Propozim-vendimi i Qeverisë vijoi pas dy bojkoteve të qytetarëve për blerje në markete, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë. 
 
FITIM KRYEZIU