Hapja e Pavijonit të Maqedonisë në Bienalen e Venecias

07.05.2015 10:07

Në hapësirat e Sale d'Armi (Sale d'Armi), në hapësirën ekspozuese Arsenale në Venecie sot do të hapet Pavijoni i Republikës së Maqedonisë në kuadër të edicionit të 56-të të Bienales në Venecie, një nga manifestimet më të vjetra dhe më prestigjioze evropiane, i cili për opinionin do të jetë i hapur prej 9 deri më 22 maj...

Në hapje do të flasë zëvendësminsitri i Kulturës, Dragan Nedelkoviq.

Përfaqësues zyrtarë të Republikës së Maqedonisë në këtë prezantim internacional të artit, më i madhi dhe më i rëndësishmi në botë, janë artistët Hristina Ivanovska dhe Jane Çallovski, të cilët, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, do të prezantohen me projektin "Ne jemi vetëm në këtë".

Bienalja në Venecie është me rëndësi të madhe për promovimin e kulturës dhe artit të Maqedonisë para vendeve-pjesëmarrëse nga e mbarë bota. Paraqet mundësi që të tregohet shumëllojshmëria e poziocioneve artistike, potencialeve përfaqësuese dhe rëndësia e punës së autorëve nga Maqedonia të cilët veprojnë në skenë tonë dhe në atë internacionale. Republika e Maqedonisë deri më tani ka realizuar nëntë prezantime në Bienalen e Venecies, duke filluar prej vitit 1993 me projektin e autorëve Petre Nikollovski dhe Gligor Stefanov.