Pasdite ndërprerje prej një ore e komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë për sot nga ora 16:00 deri në orën 17:00 paralajmëroi ndërprerje të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër te vendi Lavçansko leçishte, ku në këtë periudhë do të kryhen punë ndërtimore (minim)...

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku ende është në ndërprerje. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit.
Ende është i vështirësuar komunikacioni në rrugën Prilep - Vitolishtë dhe Prilep-Makedonski Brod, për shkak të rrëshqitjes së tokës gjegjësisht prishjes së asfaltit në rrugë .
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
