Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë

18.02.2025 10:05

Propozimet e tregtarëve sot duhet të shqyrtohen...

Propozimet e tregtarëve sot duhet të shqyrtohen në mbledhje të Qeverisë, ndërsa siç është paralajmëruar, do të shqyrtohen edhe mundësi shtesë, pas çka Qeveria do të marrë qëndrim për atë se cilat ose çfarë masa do të ndërmerren për kufizimin e çmimeve të produkteve të caktuara.

Në përputhje me marrëveshjen, deri te Ministria e Ekonomisë dhe Punës kanë mbërritur disa propozime nga ana e tregtarëve, disa prej të cilave kanë të bëjnë me kufizimin e marzhit, ndërsa të tjerat me uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.