Maqedoni
Propozimi për shkarkimin e Kocevskit shqyrtohet sot në seancën e Qeverisë
18.02.2025 11:04
Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Ljupço Kocevski, do të shqyrtohet sot në seancë të Qeverisë...

Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Ljupço Kocevski, do të shqyrtohet sot në seancë të Qeverisë, pas së cilës do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë. Shërbimi për media i Qeverisë ka konfirmuar dje se vlerësimi i Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohet në seancën e sotme, pas së cilës në përputhje me obligimet ligjore do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Qeveria më 11 shkurt 2025 ka marrë vendim për inicimin e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski.
“Zhgënjimi i Qeverisë nga veprimet jashtë kompetencave ligjore, zhgënjimi i qytetarëve nga sistemi që nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezulton me dëmtim të besimit dhe mosfunksionim të sundimit të ligjit.”, tha ditë më parë zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Prokurori republikan, Kocevski, e mohon pretendimin se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të. Kocevski u zgjodh në Kuvend si prokuror i ri publik i shtetit në shkurt të vitit 2024.
