Maqedoni
Jep dorëheqje prokurorja, Kërstevska Caleva, shkarkimi në seancën e Këshillit të Prokurorëve
18.02.2025 11:24
Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Kërstevska Caleva...

Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Kërstevska Caleva, pas vetëm shtatë ditësh pas zgjedhjes së saj. Më 10 shkurt, me propozim të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit, Mustafa Hajrullahi.
Përzgjedhja e Kërstevska Calevës u përcoll me komente të ndryshme. Qeveria pretendon se kjo është e paligjshme. Ajo nuk i duroi dot kritikat dhe dha dorëheqjen. Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për shkak të pretendimit të mobingut ndaj kolegëve të tij. Hajullahi pretendon në deklaratat publike se është viktimë e presionit.
Me propozim të Kocevskit është shkarkuar nga detyra edhe zëvendësi i deritanishëm, Jove Cvetanovski. Në fund të muajit janar, ndaj prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi ka filluar procedurë disiplinore, për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e ngritjes së lëndëve nga Prokuroria.
