Botë
Aksidenti ajror në Kanada, 18 pasagjerë të plagosur
18.02.2025 11:50
Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar “Pearson” të Torontos...

Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar “Pearson” të Torontos. Për pasojë 18 persona mbetën të lënduar, mes tyre dhe një fëmijë.
Delta Flight 4819 u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar “Paul” të hënën dhe iu afrua destinacionit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos. Erërat e forta kishin pushtuar Toronton gjatë gjithë ditës dhe personeli i aeroportit kishte punuar gjatë natës për të pastruar mbetjet e rreth 8 centimetra dëbore që mbuluan aeroportin gjatë fundjavës.
Ndërsa avioni iu afrua aeroportit, kontrollorët e trafikut ajror njoftuan pilotët e tij për erërat me shpejtësi rreth 38 mph. Megjithatë punonjësi i trafiku ajror lajmëroi pilotin për vështirësitë e kushteve atmosferike. Sipas dëshmive të pasagjerëve çdo gjë ndodhi për dy minuta.
Zjarri shpërtheu ndërsa avioni u përplas në pistë, duke lënë pasagjerët të varur. Përplasja bëri që Toronto Pearson International të mbyllte përkohësisht të pesë pistat e saj të hënën pasdite, duke shkaktuar vonesa në aeroportin më të ngarkuar të vendit dhe duke detyruar disa fluturime të devijojnë drejt aeroporteve aty pranë.
