Botë

Gjermania forcon masat

18.02.2025 12:37

Gjermania ka forcuar masat e kontrollit në kufi, duke i kthyer emigrantët direkt në vendin prej nga vijnë....

Gjermania ka forcuar masat e kontrollit në kufi, duke i kthyer emigrantët direkt në vendin prej nga vijnë.
 
Media të shumta gjermane raportojnë se katër shqiptarë u kthyen direkt në kufirin me Çekinë.
 
Katër shqiptarët po udhëtonin me një makinë kur u ndaluan në pikën kufitare të Reitzenhain.
 
Personat nga mosha 25 deri 28 vjeç kishin pasaporta të vlefshme biometrike.
 
Por një kontroll i policisë zbuloi se tre prej tyre e kishin të ndaluar të futeshin në BE.
 
Kurse shoferi po hetohej për trafik emigrantësh.
 
Pas përfundimit të kontrollit, shqiptarët u kthyen mbrapsht në Republikën Çeke.