Botë

BE: Serbia të mos i forcojë lidhjet me Rusinë

18.02.2025 13:28

Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë që të përshtatë qëndrimin e saj në politikën e jashtme me atë të BE- së...

Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë – si vend kandidat për anëtarësim – që të përshtatë qëndrimin e saj në politikën e jashtme me atë të BE-së, dhe t’i evitojë hapat që janë në kundërshtim me këto qëndrime.

 
Një zëdhënës i BE-së, duke iu referuar vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Moskë, dhe takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se BE-ja pret që Serbia si vend kandidat të mos ndërmarrë hapa kundër politikave të Bashkimit Evropian.
 
“Serbia, si vend kandidat, duhet t’i shtojë përpjekjet për t’u përshtatur me politikën e jashtme të BE-së si çështje me shumë prioritet. Prandaj duhet të përmbahet nga veprimet apo deklaratat të cilat shkojnë kundër qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme.”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.