Maqedoni

Gazeta Zyrtare feston 80-vjetorin, parashihet digjitalizim i saj i tërësishëm

18.02.2025 14:47

8 mijë botime dhe 300 publikime në formë të shtypur dhe elektronike dëshmojnë se Gazeta Zyrtare është garantuese e sigurisë sonë juridike...

8 mijë botime dhe 300 publikime në formë të shtypur dhe elektronike dëshmojnë se Gazeta Zyrtare është garantuese e sigurisë sonë juridike, u tha me rastin e shënimit të 80-vjetorit të themelimit të saj. Jubileu i 80-të dëshmon për historinë e vendit tonë, për të gjitha aktet dhe dokumentet e rëndësishme historike, që nga themelimi e deri më sot, u tha me këtë rast. U potencua se puna e saj është edhe garanci për transparencë në miratimin dhe zbatimin e ligjeve.  
 
“Në 80 dekadat e kaluara jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha juridike dhe shoqërore. Vetëm një gjë ka mbetur e pandryshuar e ajo është misioni të jemi të saktë, të besueshëm dhe mbrojtës të  normave juridike. Duke iu falënderuar punës suaj, çdo qytetar, institucion dhe biznes munden që në kohë dhe mënyrë të saktë të informohen për kornizën ligjore me të cilën përballet vendi ynë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Ljupço Dimovski.
 
“Përshtypja e parë për organizimin e një shteti është rregullativa ligjore dhe miratimi i saj në kohë, shpallja dhe zbatimi. Për këtë arsye, ne jemi këtu që t’u japim mirënjohje Ndërmarrjes publike Gazeta Zyrtare, e cila  shënon jubileun e 80-të dhe ajo paraqet një mjet esencial për realizimin e interesit publik të qytetarëve, ekonomisë dhe  shtetit.”, - theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov. 
 
“Po projektojmë ofertë me mundësi që të avancojmë transparencën përmes platformave digjitale. Në këtë mënyrë dëshirojmë të rrisim efikasitetin në vend të shtypjes tradicionale dhe distribuimit. Të bëjmë digjitalizimin e tërësishëm me ç’rast do të kursejmë kohë për shpalljen dhe dërgesën e dokumenteve.”, - u shpreh drejtori i Gazetës Zyrtare, Vlladimir Kronovski. 
 
Qeveria është themeluese e Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare”, por Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për përgatitjen e rregulloreve ligjore për publikimin e ligjeve, rregulloreve dhe akteve të tjera, si dhe publikimin e Gazetës Zyrtare. Kjo krijon një lidhje të veçantë mes dy institucioneve, të cilat janë të përkushtuara për një proces komunikimi dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm, u tha me këtë rast. 
 
FLUTURA LATIFI