Keri kërkon ndërprerje të përkohshme të intervenimit kundër Jemenit

07.05.2015 10:16

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri kërkoi që përkohësisht të ndërpritet lufta kundër Jemenit, duke theksuar si arsye mungesën e ushqimit, derivateve dhe medikamenteve, që plotësisht e përkeqësojnë krizën në këtë vend...

Keri këtë e deklaroi pas arritjes në Arabinë Saudite, ku duhet të bisedojë me mbretin saudit dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

Ai shtoi se SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar për shkak të kushteve gjithnjë e më të këqija humanitare në Jemen.

Misioni i Jemenit në KB kërkoi intervenim tokësor si përgjigje ndaj ofensivës së kryengritësve në pjesën jugore të vendit dhe u bënë thirrje organiztave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që t'i dokumentojnë "krimet barbare" të Hutëve.