Maqedoni

Luftimi i korrupsionit dhe gjyqësori efikas, VLEN: Punojmë për një gjyqësor cilësor

18.02.2025 16:16

Përmirësimi i efikasitetit në gjyqësor, ndër prioritetet e koalicionit VLEN...

Përmirësimi i efikasitetit në gjyqësor, ndër prioritetet e koalicionit VLEN. Njoftojnë se kanë nisur aktivitetet në këtë drejtim me ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune për gjykata efektive duke angazhuar profesionistë edhe pas pensionit të tyre.
 
“Përmes këtyre ndryshimeve ligjore do të krijojmë mundësi për të tejkaluar më shpejtë dhe në kohë tejkalimin e problemeve aty ku është deficit të profesionisteve dhe sidomos në Gjykatë dhe Prokurori. Do të përmirësohet efikasiteti në procese gjyqësore dhe qytetarët nuk do të bredhin korridoreve të Gjykatave për vite me radhë.”, thonë nga VLEN.
 
BDI doli me raport për të arriturat
 
Por, nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim pretendon se ka punuar mjaftueshëm për funksionimin etik të institucioneve, si dhe luftuan korrupsionin. Në raportin e publikuar për harkun kohor 2002 – 2024, integristët theksojnë masat e ndërmarra sikurse angazhimet konkrete ndërkombëtare, bashkimi me nismat rajonale dhe evropiane dhe miratimi i legjislacionit dhe strategjive kombëtare, mbi 300 në numër.
 
“BDI mori pjesë dhe mbështeti institucionalisht në krijimin e qindra ligjeve dhe akteve nënligjore, duke miratuar legjislacionin dhe strategjitë kombëtare, një prej të cilave ishte Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, në vitin 2002, duke ofruar një kuadër gjithëpërfshirës për parandalimin e korrupsionit në administratën publike dhe në proceset politike. Zhvillimi institucional me mbështetjen e BDI-së përfshin themelimin e Komisionit Antikorrupsion.”, janë shprehur nga BDI.
 
Nga partia e Ahmetit thonë se tani i janë përkushtuar kapitullit të ri, procesit të plotë të reformave dhe vettingut brenda partisë. Kjo është komentuar nga koalicioni VLEN. Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami është shprehur se nuk mund që i korruptuari t’i bëj veting vetes për korrupsionin e bërë.
 
MERAL ISMAILI