Liga e Kampionëve, sonte luhen ndeshjet e kthimit në “Play Off”

18.02.2025 16:47

Sonte në darkë në program janë katër ndeshjet e kthimit të “play offit” të Ligës së Kampionëve Evropian....

Sonte në darkë në program janë katër ndeshjet e kthimit të “play offit” të Ligës së Kampionëve Evropian. Të mërkurën e kaluar të katër ndeshjet përfunduan me fitore minimale, që do të thotë se na presin 90 minuta mjaft interesantë e nëse nuk kemi fitues atëherë ndeshjet do luhen me shtesa. Në ora 18:45, ka nisur ndeshja Milan – Feyenoord, të cilin takim holandezët e ksihin fituar me 1:0 dhe në  “San Siro” italianët do kërkojnë kalimin tutje. Po ashtu kthesë në rezultat në terren vendas do të kërkojë edhe Atalanta, e cila i bën konak Club Brugg.
 
Fituesja në fuqi e Ligës së Evropës, Atalanta e humbi ndeshjen e parë në Belgjikë me rezultatin 2:1. Privilegjin e terrenit vendas nuk e kanë Celtic dhe Monaco,  të cilët deficitin minimal do orvaten ta kthejnë në konto e tyre tek Bayern Munich gjegjësisht Benfica. Kështu më afër një të tetës së finales vlerësohet të jetë gjiganti gjerman, Bayern Munich. Këto tri ndeshje nisin në ora 21:00. Të mërkurën në mbrëmje do luhen katër ndeshjet e tjera të “play offit”, ndërsa kryendeshja e kësaj faze është ajo mes Real Madrid dhe Manchester City. (Gazetar: Safet Ademi)