Futboll, katër shqiptar në formacionin e javës

18.02.2025 17:04

Legjionarët shqiptar vazhdojnë të spikasin me klubet e tyre në evropë...

Legjionarët shqiptar vazhdojnë të spikasin me klubet e tyre në evropë. Në fundjavën që lamë pas, katër prej tyre janë përfshirë në ekipin ideal të javës në kampionatet përkatëse.

 
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe këtë e dëshmoi edhe në fitoren e fundit të Mallorcas. Skuadra e tij triumfoi me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Las Palmas në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit spanjoll. Vedat Muriqi është përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros së 24-të në La Liga të Spanjës. Për paraqitjen e tij, në përballjen me Mallorca, Muriqi u vlerësua me notën 8.2 për të siguruar një vend në ekipin më të mirë të javës. Kështu Muriqi, për dy javë rresht ka vend në ekipin ideal të La Ligës spanjolle.
 
Po ashtu në ekipin e javës por në Bundesligë, kishte vend edhe për Granit Xhakën. Ai në javën e 22 me skuadrën e tij Bayer Leverkuzen me Bayern Munich luajtën pa gola. Sofascore paraqitjen e Xhakës në këtë ndeshje e vlersoji me  notën 7.9.
 
Qëndrim Zyba në ndeshjen Sllovan Liberec – Mllada Boleslava që përfundoi 3:1, kishte paraqitje të shkëlqyeshme. Ai përpos që shënoi për 3:0 në minutën e 47, kishte edhe një lojë të shkëlqyeshme. Sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofascore”, mesfushori Zyba u vlerësua me notë 7.9.
 
Mesfushori Art Smakaj, me paraqitjen e tij të mirë në ndeshjen Shibeniku – Lokomotiva e Zagrebit, pati një paraqitje të mirë.  Ai nga faqeja e specializuar Sofascore, u vlersua me notën 8.6. Në këtë ndeshje që përfundoi 1:2 në të mirë të skuadrës nga kryqendra kroate luajti edhe shkupjani Fetai. (Gazetar: Safet Ademi)