Botë
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, nuk u caktua datë për takimin Tramp-Putin
18.02.2025 17:07
Edhe pse bisedimet zgjatën me orë të tëra, delegacionet amerikane dhe ruse nuk u dakorduan për një datë të caktuar të takimit mes presidentit amerikan dhe atij rus...

Edhe pse bisedimet zgjatën me orë të tëra, delegacionet amerikane dhe ruse nuk u dakorduan për një datë të caktuar të takimit mes presidentit amerikan, Tramp dhe atij të Rusisë, Putin. Nga ajo që kumtuan është se bisedimet në Riad ishin të mira dhe pozitive, se të dyja palët janë marrë vesh që negociatorët rusë dhe amerikanë do të fillonin bisedimet për Ukrainën në kohën e duhur.
Ata ranë dakord gjithashtu të caktojnë ekipe për bisedime mbi Ukrainën, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme për konfliktin sa më shpejt të jetë e mundur.
Delegacioni amerikan përbëhej nga sekretari i shtetit, Marko Rubio; këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Ëalz dhe përfaqësuesi special për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff.
Ukraina dhe Evropa nuk u ftuan në Riad. Moska sqaroi se këto ishin bisedime rreptësisht dypalëshe.
