Janë paralajmëruar protesta në Vjenë gjatë Eurosongut

07.05.2015 11:00

Organizata majtiste dhe djathtiste planifikojnë të organizojnë protesta në Vjenë në gjysmën e dytë të këtij muaji, kur në kryeqytetin austriak do të mbahet Kënga e Eurovizionit...

Nën moton "Ditët e kaosit - pushtoni rrugë, okupojeni qytetin, krijoni anarki" prej kësaj jave në disa internet forume bëhet thirrje pë aksionizëm majtist.

Një grup pankersh, i cili konsideron se është mënjanuar nga rrugët e qytetit për shkak të Eurosonut, planifikon që më 14 maj, në parkun e pallatit Shnbrun të organizojë piknik me birra, me çka do të fillojnë Ditët e kaosit. Gjithsejt 12 ditët e planifikuara të kaosit sqarohen me atë që Vjenës planifikohet t'i jepen 12 pikë.

Meqenëse prapa këtij aksioni nuk qëndron asnjë grup i organizuar, policia po i pret "me qetësi" aktivistët.

Vëmendje më të madhe policia po i kushton protestave të planifikuara të bllokut djathtist në ditën e finales së Këngës së Eurovizionit, 23 maj. Tubimi do të nodhë përreth sallës Shtahale", ku od të mbahet Eurosongu, nën moton "Kundër dekadencës dhe rrënimit të vlerës".