Botë

Tragjedi në Bolivi: Aksidentohet autobusi, të paktën 31 viktima

18.02.2025 18:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bolivi i cili ka shkaktuar...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bolivi i cili ka shkaktuar të paktën 31 të vdekur.

Incidenti tragjik ndodhi kur autobusi u përmbys, megjithatë detajet specifike për shkakun e aksidentit ende po hetohen. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që autobusi të bjeri rreth 800 metra nga një shkëmb në komunën jugperëndimore të Yocalla, tha një oficer policie.

Nga ata që u lënduan në aksident, 10 të rritur dhe katër fëmijë janë shtruar në spital, ku disa prej tyre ndodhen në kujdes intensiv.
Ky është një tjetër incident fatal i cili sjell në vëmendje një prej problematikat më dominante në Bolivi, ku terreni malor dhe infrastruktura e dobët kontribuojnë në aksidente të përmasave të tilla.