Oda e tregtarëve refuzon ngrirjen e çmimeve
19.02.2025 09:47
Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë ka shprehur shqetësim për vendimet e djeshme të Qeverisë...

Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë ka shprehur shqetësim për vendimet e djeshme të Qeverisë, e cila solli vendim të ngrijë çmimet e disa produkteve ushqimore dhe joushqimore.
Nga Oda e tregtarëve kërkojnë takim urgjent me kryeministrin, Hristijan Mickoski, dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, për të shqyrtuar pasojat e këtyre vendimeve dhe për të marrë parasysh propozimet e arsyetuara të kompanive në sektorin e tregtisë.
Oda e tregtarëve thekson se edhe pse Qeveria ka paralajmëruar se kjo masë do të përfshijë 1.000 produkte, në realitet bëhet fjalë për një listë shumë më të gjerë prej 3.000-4.000 produkteve, ku përfshihen të gjitha llojet e qumështit me përmbajtje të ndryshme yndyre, si dhe produkte si detergjente dhe sapunë.
“I gjithë sektori ndan shqetësimin, megjithëse Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë paraqitur propozime konkrete, të cilat pasqyrojnë situatën reale. Këto propozime kanë qenë me kërkesë të Qeverisë. Ato synojnë të ofrojnë masa efektive për uljen e çmimeve, duke mos rrezikuar në të njëjtën kohë mbijetesën e ndërmarrjeve tregtare, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha për të gjitha subjektet ekonomike që merren me veprimtari tregtare.”, thonë ata.
Vendime të tilla të nxituara, siç shprehen ata, i shkaktojnë dëme të konsiderueshme një numri të madh të subjekteve afariste që luajnë një rol kyç në zhvillimin e ekonomisë. Sipas tyre, këto kompani përballen me pasiguri në investimet dhe aktivitetet e tyre në të ardhmen, ndërsa në të njëjtën kohë dërgojnë një mesazh negativ për të gjithë investitorët potencialë në industri.
Ata shtojnë se këto kompani punësojnë 4.700 qytetarë dhe funksionimi i tyre është thelbësor për stabilitetin ekonomik të vendit.
