Botë
Makron: Organizohet samit për luftën në Ukrainë
19.02.2025 11:12
Presidenti francez, Emanuel Makron, tha në një intervistë për mediat se po organizon një samit të ri për luftën në Ukrainë në Paris....

Presidenti francez, Emanuel Makron, tha në një intervistë për mediat se po organizon një samit të ri për luftën në Ukrainë në Paris. Mes të ftuarve janë krerët e shteteve dhe qeverive të Greqisë, Finlandës, Rumanisë, Suedisë, Belgjikës, Republikës Çeke, të tre vendeve baltike, si dhe të Norvegjisë dhe Kanadasë.
Sipas të njëjtave burime, disa vende do të marrin pjesë në takim përmes video-lidhjes. Deri në fund të javës, presidenti Makron do të ketë diskutuar me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Duke iu referuar zhvillimeve në Ukrainë, Emanuel Makron vuri në dukje në intervistë se negociatat e presidentit amerikan, Donald Tramp, me presidentin rus, Vladimir Putin, mund të jenë “të dobishme”. Megjithatë, ai sqaroi se ShBA-ja duhet të qëndrojë pas çdo garancie të sigurisë ndaj Ukrainës, duke pasur parasysh se Rusia është vendi me arsenalin më të madh bërthamor në botë.
