Botë
I dërguari i Trampit, Kellog, në Ukrainë, priten bisedime me Zelenskin
19.02.2025 11:39
I dërguari i presidentit amerikan, Donald Tramp, Keith Kellog, mbërriti në Kiev për të vizituar...

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Tramp, Keith Kellog, mbërriti në Kiev për të vizituar vendin dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, rreth luftës së vazhdueshme me Rusinë.
Kjo vjen pasi Uashingtoni dhe Moska zhvilluan bisedime pa Kievin për të ardhmen e Ukrainës të martën.
“Do të kem disa biseda të mrekullueshme me presidentin Zelenski.”, tha ai.
Duke folur pas 4 orë e gjysmë bisedimesh në Riad, sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, njoftoi një marrëveshje me katër pika me Rusinë për të udhëhequr rivendosjen e kontakteve që u ndërprenë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, e cila filloi luftën më të madhe të Evropës. Sipas Rubios, nëse konflikti merr një “fund të pranueshëm”, ekziston mundësia për partneritet me rusët gjeopolitikisht.
Ardhja e tij në Kiev vjen pas një sulmi me dron rus në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, ku u plagosën katër persona, duke përfshirë një fëmijë, dhe shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë.
