Kompania “ECOTIP”, donacion prej 255 pajisjeve për pastrim të ajrit
Disa shkolla, kopshte dhe institucione publike...

Disa shkolla, kopshte dhe institucione publike së shpejti do të pajisen me aparat për pastrimin e ajrit. Kjo mundësohet me donacionin nga kompania private “ECOTIP”. Përfaqësues të Qeverisë dhe kompanisë në fjalë nënshkruan marrëveshje për pranimin e donacionit prej gjithsej 255 pajisjeve për pastrimin e ajrit në vlerë prej një milion eurosh.
“Derisa zbatimi i masave qeveritare kërkon kohë, donacionet e tilla nga sektori privat janë shumë të mirëpritura dhe me rëndësi për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Suksesi i kësaj fushe varet nga përpjekjet e përbashkëta nga të gjitha sektorët, andaj si Qeveri ne jashtëzakonisht shumë e vlerësojmë kontributin e sektorit privat, siç është edhe ky donacion prej 255 pajisjeve për pastrimin e ajrit.”, - deklaroi zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Marija Miteva.
“Bëhet fjalë për filtrues të ajrit të prodhuesit të njohur “Mandel Humel”, të cilët janë prodhuar me standarde mjekësore për mbrojtje dhe filtrim të ajrit dhe njëkohësisht janë ideale për t’i ndaluar grimcat dhe bakteret më të vogla të padëshiruara të ajrit. Po ashtu janë ideale për t’i vendosur në ambientet e kopshteve, shkollave apo objekteve spitalore.”, - theksoi përfaqësuesi i kompanisë “ECOTIP”, Llambro Patçe.
Përfaqësuesit e kompanisë “ECOTIP” u bënë thirrje kompanive tjera private që të ndjekin shembullin e tyre të dhurimit të pajisjeve dhe të kontribuojnë sado pak në përmirësimin e ajrit në ambientet e mbyllura. (Rexhep Qamili, TVM2)