Zënkë familjare në Merovë, dy të vdekur

07.05.2015 12:16

Një zënkë familjare e filluar për dhentë, ka përfunduar tragjikisht për 2 vëllezërit në fshatin Merovë të Tetovës...

Xhaxhai i tyre ka shtënë ndaj nipave me kallashnikov, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri rrugës për në spital. Edhe dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në spital.

“Para pak çastesh janë sjellë 3 pacientë, njëri nuk kishte shenja jete dhe dy të tjerë kishin lëndime të rënda dhe i transferuan në Shkup, më vonë sollën një tjetër të lënduar, ai qëndron në spitalin tonë”- thonë nga Spitali i Tetovës.

Policia e Tetovës ende nuk ka zbardhur zyrtarisht emrat e personave të përfshirë në këtë vrasje familjare.     

Polica është në vendin e ngjarjes dhe me hollësi të tjera do të dalë gjatë ditës.