Maqedoni
Nikollovski: Rruga Tetovë - Prizren me dinamikën e paraparë
19.02.2025 15:55
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se projekti për rrugën Tetovë-Prizren...

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se projekti për rrugën Tetovë-Prizren “po ecën me dinamikën e paraparë”.
Nikollovski thotë se këtë vit është paraparë projektimi i tunelit, ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Katar po kërkon financim për projektin.
“Në lidhje me rrugën Tetovë-Prizren, modelet gjithsesi se janë të hapura. Njëra është që ta financojmë nga buxheti, por mendoj se model më i mençur është të kemi financim stabil përmes linjës së volitshme kreditore dhe grant komponentë, kjo është ajo që e kërkon ministri.”, tha Nikollovski.