NP “Kullosat e RM-së”: Do t`i përmirësojmë kushtet për fermerët
07.05.2015 12:49
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Kullosat e Maqedonisë”, Lulzim Fejzullai, ka shpalosur aktivitetet, projektet dhe programin e kësaj ndërmarrje për 100 ditët e para të menaxhimit me këtë drejtori...

Fejzullai tha se në kontinuitet janë angazhuar me qëllim të përmirësimit të kushteve për fermerët, të cilët kanë hasur në vështirësi gjatë shkuarjes nëpër stanet e tyre.
“Sipërfaqe të kullotave ka mbi 700 mijë hektarë tokë pjellore. Do me thënë prej tokës pjellore në përgjithësi 60 % janë kullota. Pra, është një sipërfaqe e madhe, që do të thotë se edhe numri i bagëtisë ka rënë pak dhe kullotat na kanë mbetur pa kafshë. Sidoqoftë, ne duam t’i përmirësojmë këto kushte. Tash momentalisht jemi duke i bërë rrugët që të ketë komunikim deri tek stanet. Momentalisht rrugë jemi duke hapur në Sveti Nikollë, Shtip dhe Veles, në Çashkë, komunë rurale dhe në Gradsko, atje jemi t’u i hapur dhe besoj javës së ardhshme të mbarojmë. Dhe prej fundit të këtij muaji apo fillimit të muajit tjetër do të fillojmë të hapim rrugë në malin Sharr, malin Stogovë dhe Komunën Mavrovë dhe Rostushë”- deklaroi sot në një konferencë për media drejtori i Drejtorisë për Kullota, Lulzim Fejzullai.
Për ndërtimin e rrugëve të lartpërmendura, Fejzullai tha se janë ndarë rreth 120 mijë euro nga buxheti i ndërmarrjes, i cili vetë financohet.
Fejzullai me këtë rast njoftoi se për momentin nuk ka regjistër të kullosave se sa janë të dhëna me qira. (Farije Dauti-Bakiju , TVM2)
