Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte, nga Oda e Tregtarëve përsëri me reagim

20.02.2025 09:38

Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore...

Prej sot pritet të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore pasi në Gazetën Zyrtare janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave bruto të fitimit dhe për ngrirjen e çmimeve të një pjesë të produkteve. Në vetë fillimin e vendimeve qeveritare, dje reaguan nga Oda e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, prej ku shprehën shqetësim dhe kërkuan përsëri takim me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi që t’i shqyrtojnë pasojat nga këto vendime.

Qeveria të martën në mbledhje mori vendime për kufizimin e marzhës bruto të fitimit dhe për konfirmimin e çmimeve më të larta të disa produkteve me çka duhet të përfshihen 102 grupe të produkteve ose të mbi 1.000 produkteve ushqimore dhe joushqimore.

Sipas Odës, me vendimet e Qeverisë nuk do të përfshihen 1.000 produkte, por 3.000-4.000 produkte, duke i përfshirë të gjitha llojet e qumështit me yndyra të ndryshme, si dhe produkte siç janë detergjentet dhe sapunët.

“I gjithë sektori ka të njëjtin shqetësim, megjithëse ka paraqitur propozime konkrete në Qeveri, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, të cilat pasqyrojnë situatën reale. Këto propozime ishin me kërkesë të Qeverisë. Ato synojnë të ofrojnë masa efektive për uljen e çmimeve, duke mos rrezikuar në të njëjtën kohë mbijetesën e ndërmarrjeve tregtare. Prandaj, propozojmë që Qeveria t’i shqyrtojë më seriozisht propozimet tona të arsyetuara, të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, para se të marrë vendime të tilla serioze, të cilat mund të shkaktojnë dëm të madh për të gjitha subjektet ekonomike të përfshira në veprimtarinë tregtare”, informuan nga Oda.