Neziri: Turizmi shënon rritje për 40 %
Turizmi është një ndër degët kryesore të industrisë globale, andaj ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, theksoi se Ministria e Ekonomisë në vazhdimësi punon në ngritjen e turizmit në vend dhe punon në bashkëpunimin rajonal për ngritje të turizmit...

“Ministria e Ekonomisë, nëpërmjet strategjisë së saj për zhvillim të turizmit, në vazhdimësi bën investime kapitale për zhvillimin e turizmit në vend dhe ne edhe më tutje do të vazhdojmë me këtë kontinuitet që të bëjmë zhvillimin e turizmit në vend. 8 vitet e kaluara kemi rezultate pozitive, kemi zhvillim të turizmit, dikund rritje rreth 40%, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të kënaqur. Jo rastësisht organizimi i kësaj konference ballkanike ka për qëllim që turizmi në Maqedoni, por edhe në rajon, të vazhdojë të ketë ngritje të rezultateve pozitive në këtë segment”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri. (Ersan Pajaziti, TVM2)
