BDI: Deri sa Qeveria defokuson me stemën, vendi po shkon drejt izolimit

20.02.2025 12:21

Nga BDI thonë se Qeveria me debatin për stemën...

Nga BDI thonë se Qeveria me debatin për stemën po defokuson opinionin nga problemet reale me të cilën ballafaqohet vendi, siç janë kriza ekonomike dhe çmimet e larta të ushqimeve dhe energjisë elektrike, ndërsa vendi po shkon drejt izolimit.

“Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa Qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshme, si ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga dështimet e saj. Nëpër zyrat e pushtetit vazhdon luksi dhe indiferenca, ndërsa qytetarët nuk mund të përballojnë më as faturat e muajit të ardhshëm.”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Kjo Qeveri, theksojnë nga atje, ka zgjedhur të udhëheqë me propagandë dhe jo me veprime, duke e lënë vendin në krizë të thellë dhe duke manipuluar opinionin me tema të parëndësishme.